Politika e Kthimit dhe Rimbursimit
Pro Paketime synon që çdo porosi të mbërrijë e saktë dhe në gjendje të mirë. Nëse ka problem, na kontaktoni sa më shpejt.
Materialet e paketimit
Produktet me defekt, të dëmtuara gjatë transportit ose të ndryshme nga porosia zëvendësohen ose rimbursohen. Ankesa duhet bërë brenda 7 ditëve nga marrja e mallit, me foto dhe numrin e faturës. Produktet duhet të jenë të papërdorura dhe në paketimin origjinal, përveç rasteve me defekt.
Makineritë
Makineritë mbulohen nga garancia e specifikuar në ofertë ose faturë. Defektet brenda garancisë riparohen ose zëvendësohen sipas vlerësimit teknik. Garancia nuk mbulon dëmtimet nga përdorimi i gabuar, mungesa e mirëmbajtjes ose ndërhyrjet e paautorizuara.
Porositë speciale
Produktet e porositura posaçërisht (me përmasa, printim ose specifika sipas kërkesës) nuk kthehen, përveç rasteve me defekt.
Rimbursimi
Pas verifikimit, rimbursimi bëhet me të njëjtën mënyrë pagese brenda 30 ditëve. Kostot e transportit për kthimet pa defekt i mbulon klienti.
Kontakt
Pro Paketime, Astir, Tiranë. Email: [email protected]. Tel: +355 69 404 4345.
