Pyetje të Shpeshta
Çfarë produktesh ofron Pro Paketime?
Materiale paketimi si stretch film, shirit ngjitës, shirit PP, shirit maskimi dhe të tjera, si dhe makineri paketimi: makineri lidhjeje me shirit, mbyllëse kartonësh, makineri vakumi, termoshrinke, etiketimi, mbushjeje dhe mbyllëse.
Si mund të kërkoj një ofertë?
Na shkruani në [email protected] ose na telefononi në +355 69 404 4345. Na tregoni produktin, sasinë dhe përdorimin, dhe ju dërgojmë ofertën sa më shpejt.
A ka sasi minimale porosie?
Varet nga produkti. Për materialet e paketimit punojmë si me porosi të vogla ashtu edhe me shumicë. Na kontaktoni për detajet.
A dërgoni jashtë Tiranës?
Po. Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë, si dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sa zgjat dërgesa?
Për produktet në gjendje, dërgesa bëhet zakonisht brenda pak ditësh. Për makineritë dhe produktet që importohen, afati jepet në ofertë.
A kanë garanci makineritë?
Po. Afati i garancisë shënohet në ofertë dhe në faturë.
A ofroni instalim dhe servis?
Po. Ofrojmë këshillim teknik, ndihmë në instalim dhe servis pas shitjes.
A mund të më ndihmoni të zgjedh makinerinë e duhur?
Po. Na tregoni produktin, sasinë ditore dhe hapësirën që keni, dhe ju sugjerojmë zgjidhjen më të përshtatshme.
A mund të porosis produkte me përmasa ose specifika të veçanta?
Po, shumë produkte mund të sigurohen sipas kërkesës. Porositë speciale nuk kthehen, përveç rasteve me defekt.
Si bëhet pagesa?
Kushtet e pagesës shënohen në ofertë. Për çdo pyetje na kontaktoni në [email protected].
