Sherbime Financimi

faqja endrit

Factoring

Financimi gjate fazes se rritjes së biznesit mund të jetë një sfidë e vertete. Një fluks parash i shëndetshëm është një pikë mjaft e rëndësishme për një biznes. Rrjedhja e parave eshte cilesuar si mjeti i manaxhimit te biznesit. Menaxhimi kërkon në mënyrë të vazhdueshme mënyra nga më të ndryshme të financimit të biznesit, në mënyrë që të ulet ndjeshëm hendeku që krijohet midis periudhës së likuidimit të llogarive të pagueshme dhe arkëtimit të llogarive të arkëtueshme. Shitjet me terma pagesetë vonuara në llogaritë e “Arketueshme ndaj Klienteve” kanë krijuar një mungesë të rrjedhjes së parasë ne disa industri. Kompanite me terma pagese të vonuara mund të përfitojnë më shumë duke shfrytëzuar shërbimet e financimit të llogarive të arkëtueshmeve nëpërmjet Factoringut. Nëpërmjet Factoringut administratorët dhe pronarët e biznesit kuptojnë se nuk ka nevojë që të marrin hua nga bankat në mënyrë që të ofrojnë “terma të vonuara pagese për klientët” e tyre por mjafton nje kompani factoringu dhe nevojat e tyre permbushen.

Tirana factoring and lease
  • Financimi i Llogarive te Arketueshme 
  • Likuiditet – Administrim – Mbledhje
  • Faktoringu Vendas me Rekurs (Faktoring Fature) eshte nje produkt qe sherben dhe ndihmon bizneset per te rritur likuiditetin e kompanise. Faktoring Fature (invoce factoring) eshte shitja e te ardhurave te arketueshme te nje institucion financiar ( ProFactoring Albania). Faktoringu i Fatures eshte nje zgjidhje fleksible financiare qe ndihmon biznesin tuaj te jete me konkurues ne treg. Ky produkt eshte nder produktet me te perhapura te factoringut. Ne rast mos arketimi te fondeve rekursi apo pergjegjesia per arketim bie mbi klientin qe faktoringu ka financuar.
  • Menaxhimi i të ardhurave të arkëtueshme 
  • Ky shërbim i ofrohet bizneseve si nje sherbim shtesë kur Klienti kërkon ose eshte i interesuar vetëm per disa nga aktivitetet që nuk kane për qëllim financimin e  drejtpërdrejtë (sigurimi, mbledhja, llogaritja e llogarive të arkëtueshme, etj).Ky shërbim mund të ulë ndjeshëm kostot e punonjësve, pasi Faktori merr përsipër mbledhjen e borxhit (duke kontaktuar debitorët, njoftimin me shkrim, etj.) dhe punonjësit mund të përqëndrohen në funksionimin e shoqërisë. 
  • Faktoringu i Anasjellte
  • Faktoringu i anasjelltë është një shërbim që ndihmon blerësit e mëdhenj për të menaxhuar pagesat e tyre. Ky Produkt ndihmon blerësit për t’u siguruar që furnizuesit të paguhen në kohë ndërkohë që blerësi përfiton nga shtyrjet e përshtatshme në termat e vonura të pagesës. Faktoringu i Anasjellte ështe krijuar per te permiresuar te ardhurat rrjedhese pergjate zinxhirit te furnizimit si nje i tere. Ajo perfshin konsumatorin i cili nepermjet aprovimit te nje fature, i jep mundesine nje kompanie faktoringu te marre paraprakisht pagesen ndaj nje furnizuesi perkunder vleres se deklaruar te shitjes, minus nje tarife te vogel per sherbimin.
Scroll to Top
Na Shkruani